Shpella e Kusarit

Atraksione

Përshkrimi

Shpelës së Kusarit ndodhet në pjesën jugperëndimore të Kosovës, 70 km në jugperëndim të Prishtinës, kryeqytetit të vendit.

Fshati Kusar mendohet se është ndër vendbanimet më të hershme të zonës së Gjakovës. 

Në brendësi të këtij fshati, i cili karakterizohet me një pamje të bukur pyjore, gjendet Shpella e Kusarit, konkretisht në një terren gjarpëror në Malet e Pashtrikut.

Lashtësia e saj mendohet se është shumë e hershme. Momentalisht ajo ka tri hyrje, por me rregullimin e infrastrukturës për të arritur deri te vendi në fjalë, nga ana e Komunës së Gjakovës, e cila ka bërë edhe rregullimin e shtigjeve që të dërgojnë deri te shpella, mendohet se pas këtij veprimi mund të shtohen vizitorët dhe mund të bëhen kërkime edhe nga spelologët për të parë nëse brendësia e saj është më e madhe apo jo.

Kjo shpellë, ka një oborr të veçantë shkëmbor e të shkallëzuar, që mundëson ecjen e vizitorëve që duan të hulumtojnë brendësitë e kësaj shpelle.

 Teksa eksploron e ecën shkallëve të bukura përmes saj, të krijohet një ndjesi e veçantë dhe e papërshkrueshme që të kthen në histori.