Kalaja e Artanës

Atraksione

Përshkrimi

Kalaja e Artanës ose Kalaja e Novo Bërdës ndodhet në një mal të vogël ndërmjet Përlepnicës dhe Krivarekës, është një kala mesjetare dhe monument i kulturës në Artanë, Kosovë. 

Ndërtimi i takon tipit fortifikatë. Kalaja përbëhet nga dy pjesë të ashtuquajtura Kalaja e sipërme dhe Kalaja e poshtme. Kalaja e sipërme ka gjashtë kulla; kulla lindore dhe ajo perëndimore kanë bazë drejtkëndëshe, kurse të tjerat bazë katrore, dhe ka një sipërfaqe rreth 0.05 hektarë. Kalaja e sipërme ka qasje vetëm nga pjesa lindore. 

Nga pjesët tjera, pjerrtësia e kodrës është shumë e rrëpirët në drejtim të luginës. Në pjesën lindore, terreni ngrihet gradualisht dhe kalon në një kodër tjetër më të vogël, në platenë e epërme, nën të cilën gjenden rrënojat e një kishe të madhe mesjetare të tipit katedrale. 

Kalaja ndodhet në Komunën e Artanës, rreth 30–35 km në perëndim prej Gjilanit dhe rreth 39 kilometra në jug-lindje të Prishtinës, ku ruhen rrënojat e qytetit dhe fortesës mesjetare të Novobërdës. 

Sipas burimeve të deritanishme, Novobërda për herë të parë me këtë emër përmendet në dekadat e para të shekullit XIV, me emërtimin Nuovo Monte. Kalaja e Artanës (Novobërdës), e emërtuar si “Mbeturinat e Kalasë Mesjetare”, daton nga shek. XIII-XIV. 

Në një mal të vogël ndërmjet Përlepnicës dhe Krivarekës, rreth 30-35 km në perëndim prej Gjilanit dhe rreth 39 kilometra në jug-lindje të Prishtinës, ruhen rrënojat e qytetit dhe fortesës mesjetare të Novobërdës. Sipas dokumenteve të zbuluara deri më sot, Novobërda me këtë emër për herë të parë përmendet në dekadat e para të shekullit XIV, me emërtimin Nuovo Monte. 

Kalaja e Artanës (Novobërdës), e emërtuar “Mbeturinat e Kalasë Mesjetare”, daton nga shek. XIII-XIV. Kalaja ka pasur funksion të mbrojtjes gjatë periudhave të ndryshme. Mirëpo, shpjegimet dhe supozimet teorike për vjetërsinë e kalasë janë endur midis mesjetës dhe antikitetit.