Prevalla është fshat turistik i cili është rreth 30 km larg nga Prizreni.
Shfrytëzohet në të katër stinët e vitit por sidomos në stinën e verës për pushim dhe freskim dhe të dimrit për skijim. Bën pjesë në Malet e Sharrit. Lartësia mbidetare e të cilës është rreth 1800m.
Prevalla është qendër skijimi dhe fshat turistik, 25 km larg Prizrenit dhe rreth 12 km larg Brezovicës.
Prevalla është një destinacion popullor për alpinistët dhe skiatorët.
Këtu ekzistojnë kushte atmosferike mjaftë të veçanta sepse në këtë hapësirë takohen tri tipe klimatike:
Klima mesdhetare e cila depërton përmes grykës së Lumbardhit të Prizrenit,
Klima kontinentale e cila arrin nga brendësia e territorit të Kosovës dhe
Klima malore e cila kushtëzohet nga lartësia mbidetare e zonës.
Fshati kufizohet me një pyll të madh. Gjatë verës, është një destinacion i përshtatshëm për rekreacion dhe pushim, ndërsa gjatë dimrit për sportet dimërore sezonale. Ajo shtrihet 1800 m mbi nivelin e detit.
Prevalla ndodhet në jug të Kosovës në Malet e Sharrit, në rrugën e cila shkon nga Prizreni nëpërmjet Prevallës në drejtim të Shtërpcës.
Prevalla gjendet në kuadër të Parkut Kombëtar Malet e Sharrit.