Hotel Emerald

Hotele

Përshkrimi

I vendosur në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Hotel Emerald për lehtësinë e mysafirëve, ofron dhoma standarde moderne, dhoma ekskluzive Premium dhe Deluxe dhe 15 suita të bollshme duke përfshirë Junior Suites, Premium, Deluxe, Executive dhe një Suitë Presidenciale, të gjitha të pajisura me pajisje moderne dhe bashkëkohore. 

Të gjitha akomodimet për mysafirët kanë banjo elegante, disa të pajisura me vaska uji, tharëse flokësh, ajër të kondicionuar të kontrolluar, dritare që hapen, Wi-Fi falas, TV LCD me kabllo premium dhe kanale ndërkombëtare, telefon direkt, aparat për çaj/kafe në dhomë dhe minibar. 

Ky hotel me 5 yje ofron shërbim në dhomë dhe recepsion 24 orë.  

Aeroporti më i afërt është Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, 20 km.

Kontakti

Tel: 0385888888