Hotel Voci

Hotele

Përshkrimi

Më 23 Korrik 2011, pranë qytetit piktoresk të Therandës me një përvojë shumëvjeçare u themelua Hotel Voci me një staf profesional, duke i shtuar bukurinë qytetit, për të ju ofruar shërbim kualitativ dhe ngrohtësinë familjare. 

Hoteli ofron një shërbim të shkëlqyer dhe dhoma mjaft të rehatshme e të mobiluara me shije e elegancë. 
 

Të gjitha dhomat janë të pajisura me televizor satelitor, hidromasazh, minibar, ajër të kondicionuar, qasje në internet, telefon, shërbim dhome 24 orësh.  

Të gjitha dhomat posedojnë edhe ballkonin me pamje të ndryshme. Hoteli posedon edhe sallën prej 610 m2, me një arkitektur unike dhe pamje artistike, ideale për organizimin e konferencave, takimeve, prezantimeve, si dhe për organizimin e ceremonive dhe ahengjeve të ndryshme familjare.

Aeroporti më i afërt është Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës "Adem Jashari", i cili ndodhet 80 km larg. 

Kontakti  

Tel: +38349655655