Via Ferrata - Shpellat Binjake

Atraksione

Përshkrimi

Shpellat më tërheqëse Via Ferrata , shpella më e famshme Binjake në Ballkan.

Via Ferrata Shpellat Binjake gjendet në Bjeshkët e Istogut në vendin e quajtur Bjeshka e Bajshës në lartësi 1560 m/lmd , rreth 17 km larg qytetit te Istogut pranë rrugës (Istog –Mokën ). Shpella gjendet ne pjesën veriperëndimore te vargmaleve të Alpeve Shqipëtare (Bjeshkëve të Nemuna). 

Hulumtimet në “Shpellat Binjake ” kanë filluar në tetor të vitit 2016 nga anëtaret e Klubit Alpin Podguri, ndërsa në vitin 2018 në bashkëpunim me Shoqatën Alpiniste Merimangat e Pejës kemi kryer një ekspeditë kërkimore në thellësinë e shpellës edhe pse kjo shpellë ka qenë e njohur nga banorët lokal që prej kohe.  

Më datën 07.10.2018, një grup prej dy personave nga Klubi Alpin Podguri, pas një pune një orësh arritën që të futeshin në pjesën e poshtme të shpellës ku hasën në hapësira dy dhomëshe me dy hapje vertikale ku shihen nga fundi i shpellës të mbushura më borë dhe akull shumë vjeçar.  

Me investime nga Kuvendin Komunal në Istog dhe me konsultime profesionale nga Merimangat e Pejës vendosem që të ndërtojmë një atraksion turistike me Via Ferrata ku shtegun e ndërtuam me dy korridore me gjatësi hyrje - dalje 70 metra.  

Duhen 30 minuta deri në 1 orë për ta vizituar brenda. 

Përjetoni lëshimin në Via FERRATA Shpellat Binjake , ne do jemi aty për t’ju ofruar përjetimin e adrenalinës dhe freskinë e shpellave në këto ditë vape ku në fundin e shpellave qëndron bora dhe akulli i cili nuk shkrihet gjatë gjithë vitit.

Nëse nuk keni vizituar kurrë një shpellë, koha është tani.

Çfarë ofrohet: 

Përjetoni çlirimin në Via FERRATA Twin Caves, ne do të jemi aty për t'ju ofruar përvojën e adrenalinës dhe freskinë e shpellave në këto ditë të nxehta ku në fund të shpellave qëndron bora dhe akulli i cili nuk shkrihet gjatë gjithë vitit.  

Çfarë përfshihet në ofertë:

- Transporti nga qyteti i Istogut deri në shpella

- Udhëzime dhe përgatitje për lëshim në shpella

- Foto dhe video nga aventura juaj  

Guida dhe pajisjet për Via Ferrata ofrohen nga Alpin Podguri Club.

Kontakti 

Tel: +38344224477

Email: [email protected]