I vendosur në sheshin “Zahir Pajaziti” të Prishtinës, Grand Hotel është një vend elegant i stilit modern që do të ripërcaktojë kuptimin e shërbimit në kryeqytetin e Kosovës.
Dhomat kanë banjo private, minibar, kasafortë, TV, kondicioner, tharëse flokësh, telefon, dhe është i mundur shërbimi në dhomë.
Grand Hotel ka restorantin, bar-rostiçeri, tavernën dhe kafenenë e madhe.
Restoranti ofron shërbim profesional nga kuzhina tradicionale dhe ajo ndërkombëtare, dhe shefat e kuzhinës janë shumë profesionistë dhe me përvojë në gastronomi. Restoranti punon 24 orë.
Grand Hotel Prishtina ofron ambiente elegante, të menduara mirë për ngjarje biznesi, takime korporative, bankete gala dhe pritje private dhe ahengje të madhësive të ndryshme.
Është ndërtuar në vitin 1978 dhe ka 13 kate dhe 368 dhoma.
Aeroporti më i afërt është ai Ndërkombëtar i Prishtinës "Adem Jashari", i cili gjendet 15 kilometra.
Kontakti
Tel: +38138220210
Email: [email protected]