Në zemër të qytetit të bukur dhe me histori të pasur të Prizrenit, pranë Kalasë ikonike që dominon peizazhin, tani mund të përjetoni një aventurë unike dhe emocionuese - Zip-Line-i i ri që ofron një “fluturim” të paharrueshëm mbi luginën natyrore.
Ky Zip-Line modern, i ndërtuar me teknologji bashkëkohore dhe në përputhje me standardet më të larta evropiane për sigurinë, është një shtesë e jashtëzakonshme për ofertën turistike të qytetit.
Paul de Gast, pronar i “Ropes Course Solutions”, që është një kompani e specializuar në këtë fushë, dhe njëherësh trup i certifikuar për inspektime dhe trajnime në kuadër të Shoqatës përkatëse evropiane (European Ropes Course Association) ka treguar se në këtë lokalitet do të ketë zip-line të dyfishtë.
Sipas tij, vendndodhja e zip-linet është mjaft e përshtatshme për vizitorët dhe turistët, që preferojnë relaksim në Qendrën Historike të Prizrenit.
“Ky projekt do të funksionojë shumë mirë. Mendoj se vendndodhja është shumë e përshtatshme. Ka shumë turizëm këtu. Ka edhe shumë njerëz nga vetë Kosova që vijnë në Prizren për t’u çlodhur. Kështu që ndjesia ime është se ky projekt do të ketë sukses”, është shprehur eksperti holandez.
Pozicioni strategjik në afërsi të Qendrës Historike të Prizrenit e bën atë një atraksion të përshtatshëm dhe të lehtë për t’u vizituar nga turistët dhe vizitorët e çdo moshe.
Kjo është një mundësi fantastike për familjet, grupet e miqve dhe vizitorët solo që kërkojnë të shtojnë një dimension aventurë dhe argëtimi në vizitën e tyre në qytetin e lashtë. Përveç eksperience sportive, Zip-line-i ofron edhe një mënyrë unike për të eksploruar dhe vlerësuar bukurinë natyrore dhe historinë e pasur kulturore të Prizrenit.
Pavarësisht nga stina, Zip-Line ofrojnë një mënyrë unike dhe emocionuese për të parë ambientet dhe natyrën përreth. Në pranverë dhe verë, kur natyra është në lulëzim, pamjet janë të mbushura me ngjyra të gjalla, ndërsa në vjeshtë, gjethet e ngjyrosura krijojnë një skenë magjike. Edhe dimri ka bukurinë e tij të veçantë, duke ofruar një peizazh të mbuluar nga bora, i cili e bën përvojën edhe më magjike.
Zip-line në afërsi të Kalasë është një nga mënyrat më të mira për të kombinuar relaksimin me emocionin dhe për të krijuar kujtime të paharrueshme në një nga qytetet më të bukura historike të Ballkanit.
Tel: +383 48 1000 95
View this post on Instagram
View this post on Instagram